MENU
klinika

Rëndohet situata në burgun e Rrogozhinës

Pas juristit infektohen edhe dy punonjës të tjerë

06.04.2020 - 11:13

Situata në burgun e Rrogozhinës është rënduar. Pas konfirmimit me COVID 19 të juristit të burgut, rezultojnë të prekur edhe dy punonjës të tjerë. 

Referuar këtyre zhvillimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur një hetim të brendshëm nëse ndonjëri prej të infektuarve ka pasur kontakte me të dënuarit, po ashtu është vendosur të komandohen persona të tjerë në burg dhe stafi i ngushtë me ta të futet në karantinë.

Kujtojmë që deri më tani të paktën 270 të burgosur kanë qënë qelitë për të paktën 3 muaj me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Harta zgjerohet me Vlorën che Shkodrën

COVID-19/ Bilanci rritet me 104 të infektuar

18 raste të reja, 277 të infektuar në Shqipëri

Të dhënat e fundit: 16 viktima, humb jetën 76-vjecari nga Durrësi

Shkon në 212 numri i të prekurve

Koronavirusi/ Thellohet bilanci, 15 raste të reja