MENU
klinika

Një shkëputje nga rrjetet sociale?

Pas karantinës, Robert Berisha vjen me një falje publike

05.04.2020 - 09:47

Ditën e sotme kreu testin e koronavirusit dhe rezultoi negativ. Pas 14 ditësh qëndrimi në izolim, këngëtari doli dhe tashmë mund të takojë familjen e tij, sidomos të bijën, Renee, të cilën e ka përmendur shpesh gjatë këtyre ditëve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, këngëtari ka treguar se tashmë do i dedikohet vogëlushes së tij dhe do bëjë një shkëputje nga rrjetet sociale.

“Motra e vëllezër, ishalla jeni mirë kudo që të jeni. Unë do mundohem të hy në live prap pas një pushimi se e meritoj të kaloj pak kohë me vajzën time Renee”, thotë këngëtari.

Por, duket se kjo periudhë izolimi i ka bërë mirë këngëtarit dhe ai sapo u ka kërkuar falje të gjithë personave që mund të ketë ofenduar gjatë kësaj kohe.

“Kërkoj falje nëse është prekur dikush ose e kam ofenduar ndonjë shok a koleg gjatë këtyre tre netëve live në Instagram”, përfundon Roberti