MENU
klinika

Situata në Shkodër dhe emergjencat

Pas vdekjes së 59-vjeçarit nga Puka, gjurmohen kontaktet

14.04.2020 - 13:50

Komisioni i Emergjencave në Shkodër ka informuar mbi situatën në këtë qark në 24 orët e fundit. Sipas emergjencave pas vdekjes së 59-vjeçarit nga Puka po merren masat në këtë Bashki për kontaktimin dhe gjurmimin e të afërmeve, personave të kontakteve, dezinfektimin e të gjitha ambienteve në bashkinë Pukë. Po kështu mësohet se është mbyllur edhe tregu i Zdrales.

Informacion mbi situaten e ores 12.00, dt.14.04.2020.ne territorin e Qarkut Shkoder
Situata epidemiologjike vijon te ndiqet nga NjVKSh, prej te cileve informohemi nga NJVKSh Puke se dje ka nderruar jete nje pacient 59-vjecar i shtruar ne SR, Shkoder, pavaresisht shkakut te vdekjes ka rezultuar pozitiv Covid -19. Po merren masat ne kete Bashki per kontaktimin dhe gjurmimin e te afermeve personat e kontakteve, dezinfektimin e te gjitha ambienteve ne bashkine Puke.

Nga NjVKSh Shkoder dhe Vau Dejes, informohemi se deri sot.
* Tampona te marre jane 35, presim pergjigje.
* Tampona pozitiv 13.
* Te infektuar jane 70 ne Shkoder
* Ne Vau Dejes 6 paciente.
* Te sheruar 4 paciente.
* Ne shtepi 55 paciente.
* Ne spital 11 paciente.
* Kemi deri tani 3 vdekje, prej te cilave 1 covid -19, dhe 2 mbartes te covidit por me simptoma shtese.
* Jemi ne pritje te 27 mostrave te derguar dije ne ISHP ne Tr.

Nderkohe gjate dites sotme do vijojne hetimi, gjurmimi, survejanca e pacienteve te dale pozitiv dije dhe gjithe te afermeve te tyre.
Nga strukturat e Policise ne bashkepunim me te ushtrise vijojne sherbimet e sforcuara ne qytet per ndalimin e qarkullimit dhe kontrolliit te lejimit nepermjet autorizimeve.

Nga bashkite vijojne masat per dezinfektimet dhe shperndarjen e ndihmave ushqimore. Nga Bashkia Shkoder ne zbatim te urdherit te djeshem te KMC, ka mbyllur tregun e Zdrales.

KMC nen drejtimin e Zv Ministrit te Brendeshem, vijon ndjekjen e koordinimit te strukturave ne nivel qendror dhe lokal per mbajtjen nen kontroll te situates ne te gjithe territorin e Qarkut Shkoder.