MENU
klinika

Analiza e CNN

“Pasaporta e Imunitetit”, a është një mënyrë për të dalë nga karantina?

05.04.2020 - 15:21

Ndoshta gjysma e popullsisë së botës po jeton nën një formë kufizimi që po shërben për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit. Shumë prej njerëzve kanë nisur të pyesin veten se kur dhe si do të përfundojnë këto masa të ashpra të jetës së përditshme.

Shumica e ekspertëve pajtohen se mënyra e vetme për të dalë nga një bllokim është testimi. Testet e besueshme do t’i lejojnë njerëzit të dinë nëse kanë pasur virus ose jo, dhe për këtë arsye mendohet të gëzojnë të paktën një shkallë imuniteti. Kjo strategji do t’u jepte zyrtarëve mundësinë për të izoluar shpërthime të reja kur ato të shfaqeshin. Por, si do ta vërtetonin njerëzit statusin e tyre – dhe çfarë të drejtash do t’i jepte ai status? Këto janë pyetje të mëdha me të cilat vendet në mbarë botën po mundohen të përballen dhe tu japin përgjigje.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock – i cili sapo ka dalë nga izolimi pasi doli pozitiv për Covid-19, – sugjeroi që britanikët që kanë pasur virusin mund tu lëshohet me një certifikatë, e cila tashmë është quajtur pasaporta e imunitetit. “Ne po shohim për një çertifikatë të mundshme imuniteti, për të treguar se personi që ka pasur sëmundje, ka antitrupat dhe për këtë arsye ka imunitet, mund ta tregojë këtë dhe të kthehet sa më shpejtë që të jetë e mundur në jetën normale,” tha ai.

Për shumë njerëz që tashmë kanë humbur punën e tyre ose janë të dëshpëruar për tu kthyer në punë dhe të mbajnë gjallë bizneset, idea tingëllon si një gjetje hyjnore. Por dihet ende pak rreth asaj se sa e mundshme ose e besueshme do të ishte një nismë e tillë – jo vetëm sepse provat që kanë të bëjnë me imunitetin Covid-19 nuk janë të qarta. “Është shumë herët në shkencën e imunitetit të thotë diçka absolute rreth këtij virusi të ri” për të marrë ndonjë vendim të fortë aktualisht, tha Hancock. Sfidat e mundshme përfshijnë gjetjen e një testi të besueshëm për të përcaktuar se kush ka antitrupa për koronavirusin, vendosjen e nivelit të imunitetit të dhënë nga infeksioni i mëparshëm dhe sa zgjat, dhe aftësia e sistemeve shëndetësore të shëndosha për të kryer teste të besueshme dhe në masë të antitrupave në popullatën e përgjithshme .

Mund të lindin edhe pyetje të vështira sociale në këtë situatë. A mund të krijojnë pasaportat e imunitetit një lloj shoqërie në dy nivele, ku ata që i kanë ato mund të kthehen në një jetë më normale, ndërsa të tjerët mbeten të mbyllur? Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tashmë është kritikuar gjerësisht këtë javë për kapacitetin e saj të kufizuar të testimit të koronavirusit për punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së parë dhe të tjerët, duke nxitur skepticizëm nëse mund të ofrojë një program më ambicioz.

Hancock u shpreh se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk kishte gjetur deri tani një test të antitrupave që funksionon. Ideja e çertifikatave të imunitetit është “vërtet një gjetje e zgjuar”, tha ai. “Por megjithatë ne nuk do t’i sjellim ato sepse nuk e dimë akoma se imuniteti është mjaft i fortë dhe ka akoma më shumë që duhet të bëjë shkenca në lidhje me nivelet e imunitetit tek njerëzit pasi të kenë kaluar sëmundjen .

“Pra, vetëm kur të kemi besimin e plotë se është e arsyeshme dhe do të funskionojë më së miri do ta bëjmë atë.” Shkencëtarët po e verifikojnë seriozisht idenë, shtoi ai, duke përfshirë laboratorët e Shëndetit Publik të Anglisë në Porton Doën, një vend i fshehtë i hulumtimeve qeveritare.

Shoqëri me dy nivele?

Paul Hunter, profesor i mbrojtjes shëndetësore në Universitetin e Anglisë Lindore në Mbretërinë e Bashkuar, është shprehur se reagimi i tij i parë kur dëgjoi propozimin e Hancock ishte “çfarë ideje e shkëlqyer”, por që mendimet e tij u elaboruan dhe ndryshuan shpejt duke qendruar në anën se kjo ide mund të funksionojë keq.

Nëse do të shohim anën pozitive, tha ai, “nëse aplikojmë diçka të tillë, njerëzit do të shkojnë përsëri në zona ku do të takohen me shumë të tjerë – punonjës të kujdesit shëndetësor, punonjës të vijës së parë, punëtorë të supermarketeve, të cilët ndryshe do të ishin në rrezik por pasi ta kenë qenë të infektuar e dinë që nuk kanë nevojë të shqetësohen se do ta marrin infeksionin përsëri dhe tua shpien familjeve të tyre “.

Sidoqoftë, një dobësi e madhe në lidhje me idenë është mundësia që njerëzit të gënjejnë. “A mund të sillen njerëzit sikur janë imunë kur nuk janë sepse u duhet të dalin dhe të fitojnë para?”, pyeti Chiese Hunter.

Nuk është gjithashtu e qartë nëse testi i antitrupave, pasi të jetë zhvilluar një i tillë i besueshëm, do të administrohet në shtëpi ose në një mjedis të kujdesit shëndetësor.

“Nëse testi bëhet në shtëpi, si vërtetohet firma e pasaportës së imunitetit?” tha Hunter. “Si mund të merret vesh testi është bërë siç duhet, lexuar si duhet, dhe rezultati është i saktë? Nëse shkoni diku tjetër, si mund ta dinë se ju jeni ata që thoni se jeni dhe se nuk keni ndërruar identietin me dikë që duket si ju në lejen tuaj të drejtimit? “ Një çështje tjetër më serioze, tha ai, është nëse njerëzit me qëllim mund të kërkojnë të infektohen në mënyrë që – me shpresë – të shërohen dhe të kthehen në punë. “Nëse kjo ndodh, kjo mund të dëmtojë shumë nga ata që ne po përpiqemi të ruajmë me distancimin shoqëror.”

Por ndërsa një pasaportë e tillë imuniteti do të ishte përçarëse, pabarazia nuk do të zgjaste përgjithmonë, thekson Hunter. Një vaksinë ka shumë të ngjarë të zhvillohet nga fillimi i vitit të ardhshëm, tha ai, duke lejuar që ata që janë më në rrezik të mbrohen, dhe deri atëherë një pjesë e madhe e popullsisë në çdo rast do të ishte imun.

Kodet me ngjyra QR të bazuar tek ata të Kinës

Mbretëria e Bashkuar nuk është vetëm në përpjekjet e saj me idenë se si ti japë fund përfundimisht izolimit të popullatës dhe t’i kthejë njerëzit në punë. Kina, e cila po fillon me kujdes të hapet, pas disa javësh kufizimesh, po përdor teknologjinë e telefonit inteligjent për të penguar rikthimin e koronavirusit.

Banorët e provincës Hubei, përveç qytetit të Wuhan, iu tha muajin e kaluar se do të lejoheshin të largoheshin nga provinca nëse ata kishin një kod të gjelbër QR në telefonat e tyre celular. Hubei më parë kishte porositur të gjithë banorët e tij që të marrin kodin QR të bazuar në ngjyra – i cili vjen në të kuqe, të verdhë dhe jeshile – dhe vepron si një tregues i gjendjes shëndetësore të njerëzve.

Ngjyrat caktohen sipas bazës së të dhënave të provincave të kontrollit të epidemisë: njerëzit që janë diagnostikuar si raste të konfirmuara, të dyshuara ose asimptomatike, ose njerëz me ethe do të marrin kodin e ngjyrës së kuqe; kontaktet e tyre të ngushta do të marrin kodin e verdhë; dhe njerëzit pa ndonjë regjistrim në bazën e të dhënave do të marrin kodin jeshil – do të thotë se janë të shëndetshëm dhe të sigurt për të udhëtuar. Më 8 prill, do të nisë lehtësimi të kufizimeve në Wuhan, ku koronavirusi u shfaq për herë të parë në dhjetor, dhe banorët me një kod të gjelbër QR do të jenë në gjendje të largohen nga qyteti dhe krahina për herë të parë në më shumë se dy muaj.

Zyrtarët në qytetin e rreth 11 milion banorëve kanë paralajmëruar njerëzit të mos dalin shumë, të frikuar për një valë rastesh të reja. Autoritetet javën e kaluar morën masa të mëtejshme të rrepta për të huajt që vijnë në vend, me qëllim parandalimin e një vale të dytë e epidemie. Koreja e Jugut, e cila është mbështetur në testet agresive dhe gjurmimet e kontaktit për të frenuar përhapjen e koronavirusit, prezantoi një aplikacion të bazuar në GPS për t’u siguruar që njerëzit që ishin vetë-karantinuar në shtëpi po rrinin me të vërtetë në shtëpi.

Danimarka duket se po teston

Një komb europian si Danimarka, është ndoshta më afër se shumica e vendeve të tjera për të hequr bllokimin e tij. Kryeministri Mette Frederiksen tha të mërkurën se kufizimet për të frenuar përhapjen e virusit duket se po funksionojnë, dhe rastet e reja në spital kanë një normë të qëndrueshme, megjithëse virusi ende nuk ka arritur kulmin atje. Përpos ngjarjeve të paparashikueshme, zyrtarët thonë se hapi tjetër do të jetë një hapje graduale dhe e kontrolluar e shoqërisë duke filluar nga mesi i prillit.

Pjesë e planit do të jetë ofrimi i sa më shumë testeve të jetë e mundur – jo vetëm për virusin, por edhe për antitrupat – kështu që njerëzit mund të dinë nëse kanë fituar një nivel imuniteti. Që nga rasti i parë që u diagnostikua në Danimarkë më 27 shkurt, më shumë se 104 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 535 janë shtruar në spital. Danimarka ishte ndër vendet e para europiane që mbylli kufijtë e saj më 13 mars, dhe në të njëjtën javë mbylli shkollat, baret dhe dyqanet, si dhe ndaloi mbledhjet e më shumë se 10 personave në të njëjtin vend dhe vizitat në spitale.

Një kombinim i testeve në masë me distancimin shoqëror tani për tani është mënyra më e besueshme për të ndaluar përhapjen e virusit. Ashtu siç Hancock u tha britanikëve, “Ajo që njerëzit mund të bëjnë për të dalë nga kjo sa më shpejt që të jetë e mundur, është të qëndroni në shtëpi”./CNN/