Në një kohë kur vendi ynë po përballet me pandeminë globale të COVId-19, qeveria ka ndërmarrë disa masa për frenimin e virusit, si për qytetarët, por dhe për shërbimet që ata marrin. Ndonëse në fillim të shumta ishin problemet që haseshin nëpër tregjet e vendit, siç duket qytetarët, por dhe vet tregtarët janë ndërgjegjësuar.
Në Vlorë mesohet se situata është e qetë, ndërkohë që në tregje nuk ka fluks qytetarësh. Të gjithë tregtarët kanë respektuar masat, duke punuar me doreza dhe me maska, ndërkohë për ata që nuk kanë pasur të tilla, nuk janë lejuar që të ushtronin aktivitetin. Po ashtu mësohet se edhe qytetarët kanë respektuar distancën, ndonëse të shumë kanë qenë ata që nuk vendosnin maska dhe as dorashka.
Ndërkohë, në Durrës bëhet me dije se situata në këtë qytet paraqitet e qetë dhe se qytetarët kanë respektuar distancën nëpër tregje.
E njëjta situatë duket se paraqitet në Fier, ku qytetarët i janë bindur rregullave teksa blejnë nëpër tregje. Në tregje respektohet distanca mes tregtarëve dhe qytetarëve që shkojnë të blejnë. Në terren kanë zbarkuar 157 punonjës të Rrugores për të verifikuar nëse qytetarët lëvizin me autorizime. Vetëm sot janë vendosur 7 masa administrative ndaj atyre që kanë dalë pa leje. Ndërkohë, dje u penalizuan 15 persona.