MENU
klinika

Provokim i qarqeve ekstremiste greke

PDIU: E papranueshme ngritja e flamurit të Vorio-Epirit në Himarë

05.04.2020 - 09:05

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet e cilëson të papranueshme ngritjen e flamurit të Vorio-Epirit në Himarë dy ditë më parë. Në një deklaratë për mediat, PDIU dënon ngjarjen dhe thotë se qarqet ekstremiste greke po provokojnë në Shqipëri.

Sipas PDIU, heshtja për çështjen Çame, ngritja e varrezave të ushtarëve grekë, censusi i parashikuar me vetdeklarim, shtimi i 3 kushteve të reja nga Greqia për hapjen e negociatave tregojnë për revanshin dhe agjendën këmbëngulëse të Greqisë edhe në këtë kohë kur njerëzimi është në betejë për të drejtën e jetës.

“PDIU dënon si të papranueshme ngjarjen e datës 3 Prill në Himarë.
Në kohën kur e gjithë Shqipëria është vetëizoluar për të përballuar pandeminë e koronavirus COVID-19, qarqet ekstremiste greke provokojnë brenda territorit të Shqipërisë me ngritjen e flamurit të Vorio-Epirit.
Ngjarje të tilla tashmë janë kthyer në rituale të përsëritura arrogante dhe të dënueshme ligjërisht.

Heshtja për Çështjen Çame, ngritja e varrezave të ushtarëve grekë, censusi i parashikuar me vetdeklarim, shtimi i 3 kushteve të reja nga Greqia për hapjen e negociatave tregojnë për revanshin dhe agjendën këmbëngulëse të Greqisë edhe në këtë kohë kur njerëzimi është në betejë për të drejtën e jetës.
I bëjmë thirrje shtetit shqiptar, institucioneve ligj zbatuese, Prokurorisë, SHISH, Policisë, të veprojnë me forcën e ligjit në ruajtje të integritetit dhe dinjitetit kombëtar”, thuhet në deklaratën e PDIU.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë