MENU
klinika

"Receta e mamit"

Pica me lulelakër, më e shëndetshme sesa picat tradicionale!

21.04.2020 - 14:12

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 30 minuta

Receta per: 6 persona

INGREDIENTËT

  • 1 lulelakër e madhe
  • 1 lugë gjelle piper i zi pluhur
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 filxhan me salcë domatesh të freskët
  • 2 gota me djathë mozzarella të grirë imët
  • Pak rigon
  • Ullinj, speca jeshilë sipas dëshirës

UDHËZIMET

  1. Lulelakrën e ndani në lule më të vogla.
  2. Ndërkohë parangrohni furrën në 200 gradë
  3. Në një tavë me letër kuzhine vendosni lulelakrën. E spërkasni me vaj ulliri, kripë, piper dhe e fusni në furrë për 20 minuta.
  4. Më pas sipër lulelakrës shpërndani salcën e domates, pak rigon, më pas djathin, specat e prera në copa të vogla dhe ullinjtë e zinj.
  5. E fusni edhe për 10 minuta të tjera në furrë.
  6. Më pas e nxirrni dhe e lini 5 minuta të ftohet para se ta servirni. Ju bëftë mirë!