MENU
klinika

"Kjo javë do të jetë maksimumi i mundshëm"

Pipero: Nga mesi i prillit pandemia kalon në regres

01.04.2020 - 21:38

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero ka dhënë një lajm të mirë për sa i përket situatës së koronavirusit në Shqipëri.

Pipero u shpreh se kjo javë mund të ketë maksimumin e mundshëm të rasteve të reja në ditë, dhe se nga mesi i prillit pritet që pandemia të zbutet.

“Gjithnjë kam menduar se kjo javë do jetë maksimumi i mundshëm i rasteve në një ditë, java tjetër do jetë e qëndrueshme, besoj që në javën e tretë pandemia fillon e zbutet dhe kalon në regres dhe në vendin tonë. Shpresoj që kjo pandemi të respektojë këto ligje thelbësore të epidemive gjithsesi është një virus me shumë të panjohura, shpresoj të jetë kështu. Besoj që gradualisht do fillojë lehtësimi gjithashtu kam edhe një mesazh: Pensionistët dhe të sëmurët kronikë duhet të vazhdojnë të kufizojnë lëvizjet edhe më gjatë, gjithashtu shqiptarët që janë kthyer nga vendet e tjera këto ditë, ata duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në karantinë.”