MENU
klinika

Renditja

Portierët e Premier League që pësuan më pak gola

02.04.2020 - 16:22

Pauza e kampionatit u ka dhënë kohë analistëve për të nxjerrë statistika interesante sa i përket portierëve më deciviz që janë aktivizuar në Premier League angleze. Mbajtja e paprekur e fundit të rrjetës i siguron ajër ekipit dhe pikë mjaft të rëndësishme drejt arritjes së objektivave.

Disa vite më parë, portieri kishte si detyrë të kishte forcën e duarve, ndërsa tashmë loja me këmbë është kthyer në një faktor kompletues për ta. I tillë është numri 1 i kryesuesve aktual të Liverpool, Alisson Becker.

Braziliani ka një dorë të rëndësishme në këtë ecuri të Liverpool, ku në dy vitet e fundit i udhëhoqi drejt ë finaleve të Champions League, ku në një rast arriti ta ngre lart. Lojtari i ardhur nga Roma ka luajtur 58 ndeshje në elitën e futbollit anglez, duke mbajtur të paprekur portën në 31 raste.

Statistika mbresëlënëse, me Alisson që pëson gol mesatarisht çdo 156 minuta. Pas tij renditet rivali i tij tek Arsenal, Petr Cech. Çeku ka shpenzuar thuajse gjithë karrierën e tij në Premier League, ku është aktivizuar për 443 ndeshje, nga ku 202 i ka mbyllur pa pësuar gol.

Vendi i tretë mbahet nga një tjetër lojtar aktiv këtë sezon, si David de Gea. Spanjolli i Manchester United është kthyer në një “mace të zezë” për sulmuesit kundërshtarë, të cilët kanë mundur t’i shënojnë vetëm në 196 takime, nga 304 takime të zhvilluara në Premier League.

Ecuri fantastike edhe për portierin tjetër të Manchester, atë të City-t. Ederson ka ruajtur portën në 45 ndeshje nga 99 që është aktivizuar me kampionët aktual të Premier League. Shumë larg janë portierët e tjerë në këtë kampionat.