MENU
klinika

Thyen sërish rregullat

Presidenti i Brazilit ‘kapet mat’… në një furrë buke

11.04.2020 - 10:57

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka shkaktuar edhe një herë irritim në opinionin publik vendas duke mos respektuar rekomandimet e vetë qeverisë së tij për distancimin shoqëror gjatë pandemisë së koronavirusit.

Eduardo, djali i Bolsonaros, publikoi një video ku tregon babanë e tij duke vizituar një furrë buke në kryeqytetin Brazilia, të enjten në mbrëmje.

Në video, presidenti i djathtë mund të shihet duke ngrënë, duke pirë dhe duke u fotografuar me disa persona që qëndrojnë pranë tij.

Ndërsa disa prej atyre që janë në video kanë vënë maska, Bolsonaro nuk e ka vënë atë. Sipas televizionit G1, Bolsonaro u pa gjithashtu midis turmave të premten në Brazilia. Disa banorë protestuan kundër presidentit duke qëndruar në dritaret e tyre dhe duke bërë zhurmë me tenxhere.

Bolsonaro e konsideron pandeminë një grip të vogël duke bërë thirrje për një “kthim në normalitet”.

Dje, Brazili u bë vendi i parë në Amerikën Latine që konfirmoi më shumë se 1 000 vdekje nga koronavirusi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po përmbyset sundimi i ligjit

Fundi i demokracisë së Brazilit….

Kthehet presidenti i vetëshpallur

Guaido thirrje për protesta në Venezuelë

"Macron nuk shpëtoi dot katedralen"

Brazili refuzon ndihmat për zjarret në Amazonë