MENU
klinika

"Do të vazhdoj të drejtoj programin"

Prezantuesi i njohur amerikan me koronavirus

01.04.2020 - 07:51

Chris Cuomo, vëllai i guvernatorit të New Yorkut dhe prezantuesi i CNN, rezultoi pozitiv ndaj testit të koronavirusit. Lajmin e dha vetë guvernatori.

“Do të jetë mirë. Është i ri, në formë të mirë dhe i fortë, megjithëse jo aq sa mendon”. Më pas edhe prezantuesi ka qetësuar të gjithë me një mesazh në Twitter ku shkruante se ishte mirë dhe i vëtëizoluar.

Chris shkruante se do të qëndrojë i veteizoluar në bodrumin e shtëpisë, për të ruajtur bashkëshorten dhe fëmijët. Ai tha në Twitter se kishte pasur temperaturë, ethe dhe marrje fryme, por se tani ndihej më mirë. Prezantuesi njoftoi se do të vazhdojë të drejtojë programin e orës 21:00 në CNN.

kolana e librave

“Shpresoj që mos t’ia ngjis fëmijëve dhe Christina-s sepse kjo gjë do të më bënte më keq se ky virus. Jam i vetëizoluar në bodrumin tim për të qenë sa më larg fëmijëve dhe bashkëshortes. Ne të gjithë duke qenë të bashkuar do ta mundim. Do të vazhdoj të drejtoj emisionin tim.”- shkruan ai në Twitter.