Për qytetin e liqenit dhe zhurmës së magjishme të valëve kryeneçe, Poradeci, nuk u lodh kurrë… Poeti e jetoi, sikur edhe e përshkroi bukurinë e pamatë dhe “fellësinë” e një dashurie të zjarrtë, të pavdekshme. Ndaj, mbetet qyteti i dashurisë lasgushiane. Vjen në nderim të kulturës, historisë dhe traditës së tij, një album i vjetër.
Bashkia e Pogradecit sjell një koleksion të rrallë fotografish, ato të viteve ’80-të, të ‘Poradecit’, që shtrihet ashtu plot ngjyra poetike, bregut të Ohrit./Konica.al
Pamjet i përkasin një periudhe rreth 30 – 40 vjet më parë, ku spikat tabloja e liqenit dhe bukuritë natyrore që identifikojnë qytetin juglindor.
Fotografitë, që janë fiksuar nga aparati i mjeshtrit Kristaq Sotiri, janë publikuar sot, nga bashkia e Pogradecit, si një aset i veçantë nga koleksioni i fotografit.
***
Dremit liqeri
Mi zall të pyllit vjeshtarak
Dremit liqeri pa kufi,
Ay ndaj fundesh u përflak
Posi me zjarr e me flori.
Posi me flakë u ndes e kroj,
E vetëtiti plot magji,
E ylli i ditës perëndoj
Në qetësi dhe dashuri
Tashi po shuhet nënë mal
Qytet’i ngrysur në zi.
Po ndizen yjtë dal-nga-dal
Plot bukuri! Plot fshehtësi!
Në këtë çast perëndimor,
Ndaj po më dehen sytë e mi,
Kuptoj si shpirtin vjershëtor
Ma frymëzon një mall i ri