MENU
klinika

“Nuk kemi marrë pagat e luftës, na kërcënojnë për pushim nga puna”

Punonjësit e një fasonerie në Durrës në protestë

24.04.2020 - 08:45

Një grup punonjësish të një fasonerie në periferi të qytetit të Durresit ka dalë në protestë për mos dhënien e pagës së luftës. Pronarët u kanë thënë të kërkojnë të drejtat e tyre, por një ditë pasi kanë paraqitur kërkesën në tatim taksa ata kanë gjetur të mbyllur ndërmarrjen e prodhimit të këpucëve.

Punonjësit ndjehen të përccarë pasi grupi i protestuesve është kërcënuar indirekt me pushim nga puna. Ndërmarrja ka 86 punonjës dhe këtë pagë s’e ka përfituar asnjë. Ata deklaruan se kanë një gjendje të rëndë ekonomike dhe në këtë situatë ndihen të braktisur edhe nga shteti edhe nga punëdhënësi. Shumë prej tyre nuk kanë lekë për ushqim dhe rrezikojnë të nxirren jashtë nga banesat me qira.