“Të gjitha bizneset e vogla nuk do të paguajnë taksa deri në fund të këtij viti. E kemi thënë. Për bizneset e mëdha, një pjese do t’i shtyhen, përjashto ato që janë të përjashtuara, një pjese deri në fund të shtatorit dhe turizmit, fasonëve, call center dhe disa të tjerëve që janë përcaktuar qartë do i shtyhen deri në datë 31 dhjetor për t’i paguar vitin e ardhshëm.
Bizneset e vogla do të falen të gjitha taksat për këtë vit edhe nuk kanë punë fare as do u kërkojë asgjë vitin tjetër. Çfarë iku, iku që të marrin veten plotësisht. Me këtë mbështetje, me hapjen dhe taksat që po falim nuk do të dalin keq, mbase do të dalin më mirë se të tjerët dhe e meritojnë se janë më të vegjël dhe më të dobët” tha Rama.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se qendrat tregtare dhe kafenetë do të hapen të fundit. “Qendrat tregtare do të hapen të fundit. Kafenetë do të jenë të fundit që do të hapen. Nëse ke një kafene je përfituese e pagës së luftës’ tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të zgjatet gjendja e Emergjencës pas 25 prill. “Patjetër që do të zgjatet gjendja e emergjencës pas 25 prillit”, iu përgjigj Rama një prej qytetarëve.