MENU
klinika

Karantinohet gjithë stafi mjekësor

Rasti i parë me Covid-19 në Mallakastër, infermierja pozitive

16.04.2020 - 09:58

Shënohet rasti i parë me Covid-19 në Mallakastër.

Mësohet se ka rezultuar pozitive me Covid-19 një infermiere e qendrës shëndetësore në fshatin Aranitas.

Për këtë arsye, është karantinuar i gjithë stafi mjekësor i kësaj Qendre Shëndetësore. Infermierja e infektuar dyshohet se ka pasur kontakt me një person të ardhur nga Greqia, por që nuk ka shfaqur shenja të Covid.

Pasi ka bërë testin ka rezultuar pozitive dhe për këtë arsye është futur në karantinë i gjithë stafi mjekësor.