MENU
klinika

Interesimi për mbrojtësin shqiptar

Real, Barça dhe City në garë për Kumbullën

06.04.2020 - 11:54

Marash Kumbulla nuk po mendon për momentin rreth së ardhmes së tij, por në mediat ndërkombëtare që tani rreshtohet një listë e gjatë me klubet më të mëdha të Europës që janë vënë pas mbrojtësit shqiptar.

Futbollisti që spikati me Veronën fillimisht tërhoqi vëmendjen e klubeve të mëdha italiane, por javë pas jave për shtohen pretendentët e tani duket se çdo klub i madh në kontinent kërkon të firmosë me mbrojtësin kuqezi.

Mediat spanjolle prej ditësh po shkruajnë për një interesim të Real Madrid për Kumbullën, por e njohura “Don Balon” në Spanjë dhe “Il Matino” në Itali shkruajnë se Zinedin Zidan nuk është i vetmi që ka hedhur sytë nga ai. Sipas saj, edhe Barcelona është e interesuar për lojtarin shqiptar, ashtu si edhe Pep Guardiola që do të dëshironte ta afronte te Manchester City.

 

“Shpërthimi i tij në futbollin italian ka qenë meteorik, deri në pikën ku një sezon i vetëm mund t’i shërbejë për t’u blerë nga më të mëdhenjtë. Guardiola ka pranuar shpesh se i duket një mbrojtës i shkëlqyer, edhe pse në javët e fundit e ardhmja e lojtarit shqiptar është shumë më pranë Madridit se sa Mançesterit, për një oeracion që do të kushtonte rreth 20 milionë euro”, – shkruan “Don Balon” në artikullin që i kushtohet pikërisht transferimit të mundshëm të Kumbullës.

Ndërkohë, mediat italiane shkruajnë se ka një tërheqje të Napolit në këto momente, nisur edhe nga fakti se pikërisht nga Verona të kaltrit nënshkruan me mbrojtësin kosovar Amir Rrahmani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN