MENU
klinika

Diego Velazquez

Arti përtej gjuhës

29.04.2020 - 13:49

        Piktori i mbretit Filip IV të Spanjës, Diego Velazquez ka prodhuar skena të gjinive të shumta dhe portrete të oborreve mbretërore, vepra që janë njëherazi mbresëlënëse dhe enigmatike për spektatorin bashkëkohor./Konica.al

Piktor i ri seviljan, Velazquez i filloi studimet që në moshën dymbëdhjetë vjeçare pranë Francisko Pachero, me vajzën e të cilit do të martohej më pas. Parë si i preferuari i mbretit, ai u paraqit në oborr dhe, i ndërgjegjshëm për ngjitjen e tij shoqërore, Velazquez mori funksionet më të larta në pallat.

Takimi i tij me Rubens qe vendimtar, siç ishin edhe dy udhëtimet e tij në Itali, ku ai bleu vepra arti për koleksionet mbretërore. Statusi i tij si piktor i oborrit mbretëror nuk e ka penguar Velazquez të pikturojë gjithashtu lypës, princesha, xhuxhë, fisnikë, bufonë, papën dhe mbretin./Konica.al

“Si ka mundësi që një njeri që ka bërë portrete pa asnjë lëshim, të paktën sa i përket falsitetit dhe lajkatimit, si mundet një art i tillë realist të kënaqë një oborr dhe një monark, i cili natyrisht ishte kaq i shqetësuar, për imazhin e tij?” – Jacques Darriulat.

Moderniteti gjendet në të vërtetën njerëzore të modeleve që ai i pikturon me dobësitë dhe madhështinë e tyre, por mbi të gjitha në qasjen e tij piktoreske që luan në iluzionin optik për të krijuar një realizëm të pagrimuar. Njihet për përdorimin e një game mjaft të kufizuar ngjyrash, kolore të cilat i përziente me aftësi mjeshtri për të arritur ngjyrime të ndryshme, tonet dhe përshkueshmërinë e dritës, densitetin e sfondit dhe vibracionet e penelatës.

Të shumta janë kryeveprat e tij, si “Venusi në pasqyrë”, “Apostulli Shën Thomas”, “Vajza Marie-Marguerite”, “Portreti i skulptorit Juan Martinez”, etj

Në 1656, ishte krijimi i “Ménines”, një kryevepër e patëdytë, ku piktori zhduk praktikisht pengesën midis realitetit dhe trillimit. Gjashtë muaj pasi u fisnikërua, Velazquez vdiq papritmas më 7 gusht 1660, me sa duket nga një sëmundje epidemike. U përcoll me një ceremoni mortore solemne, veshur me veshjen e kalorësve të Santiagos.

“Velazquez, shpirt i qetë dhe i zymtë, me temperament klasik, arrin të ngujojë të pakapshmen, të kapë dritën e paparashikueshme dhe shkëndijimet e sipërfaqeve që shfaqin një ndjeshmëri plotësisht të mistershme; ky lloj tensioni midis dashurisë së të pazakonshmes dhe reales dhe magjisë së teknikës velaskeze, e cila tërheq pothuajse të gjithë konsistencën materiale nga qeniet dhe gjërat, përcakton një moment përsosmërie ndoshta më sugjestionues dhe më të ekuilibruar të të gjithë pikturës së shekullit të 17-të”, – A.E. Pérez Sanchez.

Interpretimi intelektual i artit të tij do ta dyfishonte teknikën e mrekullueshme me kompozime njëherazi të kapshme dhe jashtëzakonisht të sofistikuara, si dhe një ndërgjegjësim të spektatorit në marrëdhënie me veprën. Mbetet një gjeni që u fliste artistëve nga epoka e tij deri në ditët e sotme: Goya, Manet, impresionistët, Pikaso, Bakon, Zhan Lyk Godard… Ishin nga ata që nuk reshtën kurrë së pëlqyeri. /Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Botim në italisht dhe bullgarisht

“Epika e yjeve të mëngjesit”