30.04.2020 - 14:37
Receta per: 4 persona
INGREDIENTËT
- 1 litër ujë ose lëng mishi
- 2-3 kunguj të njomë
- 2 speca të kuqe
- 1 patëllxhan
- 1 qepë të thatë
- 3-4 lugë gjelle gjalpë
- 8 feta domate të thata në vaj
- 150 gram djathë kaçkavall të fortë
- Kripë, piper
- borzilok të thatë
UDHËZIMET
- Grijmë qepën hollë dhe e kaurdisim lehtë në një tigan të thellë me pak gjalpë.
- Shtojmë perimet e grira në kubikë të vegjël. I lemë për 4-5 minuta të zbuten duke rregulluar shijen me kripë dhe piper.
- Më pas shtojmë orizin, disa gjethe borziloku dhe domatet e thata të prera në copëza të vogla.
- I përziejmë përbërësit duke shtuar më pas ujin e nxehtë në mënyrë graduale.
- E lemë orizin të ziejë për rreth 15 minuta.
- Në fund shtojmë 1 lugë gjalpë dhe e servirim rizoton me perime me domate të prera në kubikë të vegjël dhe me djathë kaçkavall të grirë në feta të holla.
- Ju bëftë mirë!