MENU
klinika

Paguan shumën e majme

Ronaldinho lë burgun, kalon në arrest shtëpie

08.04.2020 - 09:28

Ronaldinho, më në fund, e ka përmbyllur përvojën e hidhur në një burg të Paraguajit, pasi gjykatësi që mbikëqyr çështjen e ish-futbollistit të shquar vendosi ta pranojë kërkesën e mbrojtjes së tij për ta vijuar pjesën tjetër të gjykimit me kusht.

Ish-futbollisti brazilian pagoi si garanci 1.6 milionë dollarë. Ronaldinho nuk do të lejohet të largohet nga vendi, teksa është vendosur në arrest shtëpiak. Ai u arrestua nga autoritetet paraguajane më 4 mars, kur u përpoq të hynte në vend me një pasaportë false.

Fillimisht u la i lirë për dy ditë, por më në fund u arrestua dhe u dërgua në burg, ku qëndroi deri mbrëmë. Dinho dhe vëllai i tij u mbajtën në një burg lokal, ku ish-ylli i Barcelonës festoi ditëlindjen e 40-të. Çështja e Ronaldinhos mund të zgjasë më shumë nga sa pritej fillimisht për t’u zgjidhur.

Shkak është bërë pandemis e “Coronavirus”, pasi jo të gjitha gjykatat e Paraguajit po punojnë në kapacitetet e tyre të plota. Ndërkohë, ish-futbollisti dhe vëllai i tij do të mbahen në dhoma të veçanta hoteliere, derisa të marrin fund problemet e tyre gjyqësore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Falsifikoi pasaportën në Paraguaj

Ronaldinho me pranga në duar para gjykatës