MENU
klinika

"Arbëria" në VIMEO

Rrënjët nuk harrohen kurrë

07.04.2020 - 11:22

         Kjo është historia e komunitetit të shqiptarëve arbëreshë në Itali. Janë lidhjet e forta me origjinën, traditat e kulturën, që, për gati 6 shekuj i mban të bashkuar me njëri-tjetrin. Çaste nga përditshmëria e tyre, në disa qyteze të vogla në jug të Italisë, vijnë e rrëfehen në një film me metrazh të gjatë, titulluar “Arbëria”./Konica.al

Filmi është shfaqur në Kalabri edhe është pritur mjaft mirë, nga publiku. Tashmë, shumë i kërkuar, “Arbëria” vjen edhe online në ‘Vimeo’, për të gjithë ata që duan ta shohin ose ta rishohin.

Të izoluar për t’u mbrojtur, mënyra më e mirë është të kalosh kohën duke parë një film të tillë, ku përshfaqen tinguj e ngjyra të një prej kulturave më të pasura dhe më të bukura në botë.

“Arbëria” është realizim i skenaristes dhe regjisores me origjinë kalabreze, Francesca Olivieri, e cila jeton në Francë. Filmi është prodhim i shtëpisë kinematografike “Open Fields Production”, në bashkëpunim “Lucana Film Commision”, “Calabria Film Commision”, ministria italiane e Kulturës dhe Enti Publik i shoqatës së autorëve dhe botuesve italianë.

… Është historia e Aidës, një stiliste e suksesshme, e cila jeton prej vitesh në një qytet metropolitan evropian. Aida, me origjinë arbëreshe, lindur dhe rritur në qytezën e vogël, Shën Katerina Arbëreshe, e pozicionuar mes Kalabrisë dhe rajonit të Basilikatës, pas vdekjes së babait të saj rikthehet në vendlindje.

Në një takim brezash ekskluzivisht femëror (nga e mbesa, tashmë adoleshente, të cilën e kishte lënë të sapolindur e deri tek halla e moshuar), Aida zbulon vetëdijen e përkatësisë së saj arbëreshe, krenarinë e harruar e përmes një udhëtimi në vendet e kujtimeve fëminore, gjen gjuhën, traditat e atmosferën e madhështisë së kulturës arbëreshe.

Roli i Aidës, interpretohet nga artistja nga Roma, me origjinë kalabreze, Caterina Misasi, e njohur në interpretimin e disa filmave, si: “100 vitrinat”, “Një mjek në familje”, etj.

Në kastin e aktorëve, merr pjesë dhe aktorja me origjinë shqiptare, Brixhilda Shqalsi, këngëtarja e njohur arbëreshe, Anna Stratigo etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Arbëria" e kinemasë italiane

Regjisorja kalabreze rigjen rrënjët


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit