MENU
klinika

"Receta e mamit"

Sallatë e çastit me avokado, misra dhe vezë

01.04.2020 - 14:02

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

kolana e librave

Receta per: 4 persona

Sallatë që ta bën me sy!

INGREDIENTËT

  • 2 gjoks pule (të ziera dhe të copëtuara imët)
  • 4 vezë të ziera të ndarë në katërsh
  • 2 avokado
  • 1 filxhan misra
  • 3 qepë jeshile të grira imët
  • Për salcën:
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 lugë gjelle shurup panje
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • Kripë, piper për shije

UDHËZIMET

  1. Në një enë të vogël përzieni të gjithë përbërësit e salcës dhe i trazoni mirë.
  2. Ndërkohë në një tenxhere me ujë zieni për 10-12 minuta vezët.
  3. Më pas i qëroni ato dhe i lini mënjanë.
  4. Në një tas bashkoni mishin e pulës të copëtuar, qepën e grirë, misrat, avokadon e prerë në kubik të vegjël.
  5. Shtoni salcën marinuese dhe i përzieni mirë të gjitha bashkë. Në fund i shtoni sipër vezët e ndarë në katërsh.
  6. Sallata është gati për t’u shijuar. Ju bëftë mirë!