MENU
klinika

Deputetëve do tu matet temperatura

Seancë në kohë pandemie

10.04.2020 - 12:56

Konferenca e Kryetarëve, në mbledhjen e sotme, vendosi thirrjen e seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë në datën 16 prill, ditën e enjte, në orën 10:00.

Për shkak të masave ndaj pandemisë së koronaviorusit, deputetët do të ruajnë distancën, duke u vendosur edhe në galeri dhe llozhat e Kuvendit, ku më herët qëndronin gazetarët. Burime nga konferenca e kryetarëve kanë bërë të ditur se do të ketë që në hyrje mjek për matjen e temperaturës. Secili deputetë do diskutojë nga vendi ku është ulur dhe jo në foltore.

kolana e librave

Deputetët që nuk kanë mundësi dhe janë larg mund të mos marrin pjesë dhe ata që janë të sëmurë. Në rendin e ditës do të jenë: aktet normative për Covid-19, ashpërsimin në kodin penal, dekretet e presidentit Meta për OFL dhe pronat.

Gjithashtu, në konferencën e kryetarëve është marrë vendimi që lëvizja e administratës në kuvend do të jetë e kufizuar, gazetaret do të qëndrojnë në oborr të kuvendit.