MENU
klinika

Famëkeqja "Titanik"

Sekreti 100-vjeçar i të mbyturve…

15.04.2020 - 09:52

           U mbyt rreth 107 vjet më parë, por detajet e tragjedisë detare nuk janë qartësuar plotësisht. Titaniku u mbyt më 15 prill 1912, rreth 740 kilometra nga vendi më i afërt, teksa anija e parë që i erdhi në ndihmë arriti një orë e gjysmë pas fundosjes, shumë kohë pasi viktima e fundit u mbyt në det.

Temperatura e ujit ishte 2.2 gradë celsius, ku mbijetesa njerëzore është vetëm 15 minuta. Nga fundosja e Titanikut, humbën jetën 517 njerëz, ndërsa shanset më të larta për mbijetesë i patën udhëtarët e klasit të parë, pasi 63 për qind e tyre u shpëtuan.

Titaniku kishte 20 barka shpëtimi, që mund të mbanin vetëm 1 100 pasagjerë, gjysma e atyre që ndodheshin në bord, por në përputhje me rregulloren e kohës, u konsiderua si sasi e mjaftueshme.

Pavarësisht kësaj, vetëm 700 pasagjerë mundën të hynin në barkat e shpëtimit, shumica e tyre ishin gjysmë të zbrazura dhe në pothuajse secilën prej tyre, kishte ende vende të lira.

Çfarë ndodhi me kufomat?

E vërteta në lidhje me këtë është fshehur dhe ata që ishin në dijeni, nuk dëshironin të tregonin. Por, pas kaq shumë vitesh, del në dritë e vërteta e hidhur, se kapiteni i një prej barkave të shpëtimit, Mackay-Bennet, donte t’i tërhiqte të gjitha trupat nga deti.

Por, shpejt e kuptoi se barka e tij, ishte shumë e vogël për 334 trupat e gjetur. Atëherë u mor vendimi që ata do të hidhnin kufomat e udhëtarëve më të varfër, atyre të klasit së tretë, duke lënë hapësirë të mjaftueshme për ata që janë në klasin e parë dhe të dytë.

Domethënë, ekuipazhi gjykoi ishte se atyre më shumë se të varfërve u takonte një varrim dinjitoz. Nga 334 trupat e gjetura, më shumë se njëqind u hodhën jashtë anijes dhe nuk u gjetën kurrë në Oqeanin Atlantik.

E vërteta për atë që ndodhi, ishte fshehja e telegrameve sekrete, që më vonë historiantët i morën nga nga arkivat e fshehta.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit