E mbyllur në shtëpi si miliona bashkatdhetarë të saj për shkak të koronavirusit, Sharon Stone e ”konsideron” veten piktore.
“Sapo mbarova pikturën time të parë”, theksoi diva e ”Basic Instinct” para një telajoje mbi të cilën është vendosur kryevepra e saj e parë: një trendafil ku petalet ndjekin njëra-tjetrin në një mijë nuanca rozë.
Tre javë më parë me këshillën e miqve Stone u vetëkarantinua, e tashmë ajo i dedikon postimet e saj nëpërmjet Instagramit.
Dhe mesazhet e saj këto ditë emergjencash kanë qënë: “Të gjithë në shtëpi për të rrafshuar kurbën e virusit ” si dhe ankthet e pashmangshme për të ardhmen.
Sharon është gjithmonë e bukur, por pa make-up, flokët e saj të tërhequr prapa dhe të lidhur me një brez llastiku, tregojnë shumë prej 62 viteve të saj.