MENU
klinika

Covid-19

Shenzheni ligj për mishngrënien: “Jo”, kafshëve shtëpiake!

02.04.2020 - 13:26

          I pari qytet në Kinë, ku ndalohet shitja dhe konsumi i mishit të qenit dhe maces, bëhet Shenzheni.     

Vendimi vjen pas shpërthimit të koronavirusit, që vinte nga mishi i kafshëve, çka ka shtyrë autoritetet kineze që të ndalojnë shitjen dhe konsumimin e kafshëve të egra. Por, masat e rrepta në Shenzhen, tashmë ndalojnë edhe mishin e maces dhe qenit.

Ligji i ri, do të vihet në zbatim nga 1 maji. Autoritete të Organizatës Shoqëria Njerëzore Ndërkombëtare, kanë theksuar se për konsum, në Azi vriten deri në 30 milionë qen. Megjithatë, konsumi i mishit të qenit, nuk është shumë popullor në Kinë, pasi shumica e kinezëve nuk kanë bërë kurrë diçka të tillë.

 

kolana e librave

“Qeni dhe macja, si kafshë kanë krijuar lidhje shumë më të ngushta me njerëzit, në dallim nga kafshët tjera, andaj ndalimi i konsumimit të mishit të tyre dhe kafshëve tjera, është praktikë e zakonshme në shtetet e zhvilluara, sikurse edhe në Hong-Kong dhe Tajvan”, – janë shprehur autoritetet bashkiake të qytetit Shenzen, për “Reuters”.

Covid-19, që shpërtheu fillimisht në Kinë, në dhjetor të vitit të kaluar, ka prekur thuajse 1 milion vetë në mbarë botën.

Aktualisht, epiqendër e këtij virusi në botë, janë Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 5,000 humbje jete.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Silva Bino mesazh të rëndësishëm qytetarëve

“Ja elementi kryesor për të luftuar COVID-19!”

CNBC/ Ekspertët: Planifikoni tani para se...

“Kina është ende Kinë, ekonomia ende ekonomi”

Letra e mjekëve në Bergamo: Epidemia jashtë kontrollit

“Sa më shumë shoqëri e mjekuar, aq më shumë përhapet virusi”