MENU
klinika

Pak besimtarë në Kishën e Shën Gjergjit

Shërbesa e së Premtes së Zezë në kohë COVIDI

17.04.2020 - 19:14

Si kurrë ndonjëherë më parë në këto 30 vite demokraci, sot nuk është zhvilluar ceremonia e shëtitjes së Epitafit të Krishtit në qytetin e Fierit. Metropoliti i Fierit, Hirësia e tij Nikolla, ka kryer shërbesën e të premtes së zezë në kishën e Shën Gjergjit, ku merrnin pjesë shumë pak besimtarë.

E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit.

E ashtuquajtura “java e zisë” fillon me të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës. Për këtë shkak, në ditën e vdekjes së Jezusit, në të Premten e Zezë, në qendër të përkujtimit janë zia dhe pendimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


73% e dhurimeve në objekte kulti

Pse besimi fetar çon në bamirësi?