MENU
klinika

9 shqiptarë humbin jetën nga koronavirusi

Shifra tronditëse nga SHBA, mbi 7 mijë viktima nga COVID-19

04.04.2020 - 08:46

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të konfirmuarve me koronavirus ka arritur në rreth 275 mijë me më shumë se 7000 të vdekur. Të premten afro 1,100 vetë vdiqën në gjithë vendin, numri më i lartë brenda një dite deri tani.

Në qytetin e Nju Jorkut janë regjistruar mëse 1,584 të vdekur që nga fillimi i pandemisë. Pandemia ka infektuar më shumë se një milion njerëz në të gjithë botën.

Presidenti Trump, i cili është kritikuar sepse fillimisht u përpoq të ulte në komentet e tij rrezikun nga virusi, ka mobilizuar reagimin e qeverisë federale për ta vënë nën kontroll epideminë.

Më shumë se tre të katërtat e amerikanëve janë nën urdhra për të reduktuar ose ndalur aktivitetin e përditshëm. Në popullatën e ndikuar janë edhe dhjetëra mijëra të burgosur, të cilët u njoftuan të mërkurën se do të mbahen të mbyllur në qeli.

Parqe kombëtare, ndër to edhe Kanioni i Madh janë mbyllur për të mos lejuar turistë. Qyteti i Nju Jorkut ka mbyllur pistat publike të basketbollit, në një kohë që përballet me goditjen më të rendë të epidemisë në Shtetet e Bashkuara.

NEW YORK, NY – MARCH 24: Doctors test hospital staff with flu-like symptoms for coronavirus (COVID-19) in set-up tents to triage possible COVID-19 patients outside before they enter the main Emergency department area at St. Barnabas hospital in the Bronx on March 24, 2020 in New York City. New York City has about a third of the nation’s confirmed coronavirus cases, making it the center of the outbreak in the United States. (Photo by Misha Friedman/Getty Images)

PANDEMIA PARALIZON EKONOMITË

Pandemia ka paralizuar ekonomitë kudo në botë, pasi konsumatorët po pakësojnë shpenzimet, të shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e vendit të punës.

Departamenti amerikan i Punës njoftoi të premten se ekonomia humbi gjatë muajit mars rreth 700 mijë vende pune dhe shkalla e papunësisë u rrit në 4.4% nga 3.5% që ishte në shkurt. Kjo i jep fund një periudhe 113 mujore gjatë së cilës punësimi njohu vetëm rritje.

Gjatë 2 javëve të fundit, ka patur rreth 10 milion kërkesa për pagesë papunësie, pasi mbylljet e bizneseve me urdhër të qeverisë kanë detyruar ndërmarrje të mëdha e të vogla si dhe industri të tëra të ndërpresin aktivitetin.

Presidenti Donald Trump takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me drejtues të kompanive të naftës për të diskutuar mbi rënien historike të çmimit botëror të naftës që kërcënon bizneset e kësaj industrie,

Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber, njofton se deri më tani 9 shqiptarë kanë vdekur nga COVID-19, ndërsa shton se “Fatëkeqësisht tabloja është krejt ndryshe në Nju Jork dhe Nju Xhersi ku ka mjaft qytetarë në gjendje të rënduar”.

Më tej, duke folur për gjendjen alarmante në SHBA, ambasadorja thekson se “individët trajtohen në spital vetëm kur janë në gjendje tepër kritike dhe kanë probleme me frymëmarrjen dhe kërkohet mbështetja e tyre me respiratorë”.

Mesazhi i ambasadores:

Të nderuar anëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA

Në kuadër të situatës së krijuar nga #COVID-19, Ambasadorja Floreta Faber ka zhvilluar një sërë komunikimesh telefonike me drejtues të Organizatave dhe Shoqatave, përfaqësuesit fetar në disa shtete si dhe me anëtarë të spikatur të komunitetit shqiptare-amerikan. Në proces të informimit sa më gjërë mbi siutatën dhe mbi gjendjen shëndetësore të anëtarëve të komunitetit, përfaqësuesit kanë konfirmuar se deri më tani, nga informacionet që disponojnë nuk ka përpahje në masë të rasteve të testuar pozitivisht me COVID-19 në shtet respektive.

Fatëkeqësisht tabloja është krejt ndryshe në Nju Jork dhe Nju Xhersi ku ka mjaft qytetarë në gjendje të rënduar. Të paktën nëntë anëtarë të komuniteti shqiptarë kanë humbur jetën, tre nga Shqipëria, katër nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Mali i Zi. Ambasadorja gjen rastin të shprehë ngushëllimet për familjet dhe të afërmit e viktimave. Mbi tridhjetë anëtarë nga komuniteti ynë janë evidentuar në faza të ndryshme të sëmundjes. Me disa prej tyre është komunikuar drejtëpërdrejtë në telefon, të cilët kanë informuar se simptomat e sëmundjes janë të rënda, por fatmirësisht të kalueshme në kushte shtëpie. Bazuar në informacione, individët trajtohen në spital vetëm kur janë në gjendje tepër kritike dhe kanë probleme me frymëmarrjen dhe kërkohet mbështetja e tyre me respiratorë.

Është kënaqësi të shikosh së komuniteti shqiptare-amerikane nga e gjithë SHBA kanë organizuar grupe vullnetarësh në ndihmë të anëtarëve të komunitetit të cilët për shkak të moshës e kanë të pamundur daljen për realizimin e nevojave të tyre të përditshme. Në disa raste, komunitetet kanë organizuar ngritje fondesh që mund të përdoren në javët e ardhshme. Veçanërisht për t’u përshëndetur është puna e komuniteteve fetare që po ndihmojnë edhe në uljen e stresit dhe ankthit të individëve apo familjeve në këto kohë të vështira.

Ambasadorja falënderoi përfaqësuesit për informacionin dhe për solidaritetin në ndihmë të anëtarëve të tjerë të komunitetit dhe kërkoi mbajtjen e komunikimeve me Ambasadën në këtë situatë të vështirë.

Nga bisedat mësuam se një pjesë e madhe e komunitetit kanë humbur dhe vendet e punës. Ambasada nxit anëtarët e komunitetit të jenë të vemendshëm ndaj udhëzimeve të dhëna nga shtetet përkatëse për të përfituar nga ndihmat financiare të ofruara nga shteti amerikan. Vetë ambasada do mundohet të përmbledhë këto informacione dhe ti ofrojë në gjuhën shqipe dhe të ofrojë adresat ku duhet të drejtoheni në çdo shtet.

Në ditët në vijim do vijojmë me kontaktë të përditshme me anëtarë të tjerë të komunitetit në shtete të tjera ku ka një përqëndrim të lartë të komunitetit shqiptar. Ambasadorja tashmë ka biseduar me përfaqësues në disa qytete të shteteve të Nju Jorkut, Miçiganit, Teksasit, Shtetit të Uashingtonit, Kalifornisë, Floridas dhe Filadelfias. Në se përfaqësuesit e shoqatave që dëshirojnë të komunikojnë me Ambasadoren apo stafin e ambasadës, për pyetje apo për të ndarë informacione mbi situatën e komunitetit në qytetin e tyre, lutemi na shkruani në adresen [email protected] dhe ne do ju kontojmë menjëherë.

Tregoni sa më shumë kujdes për vete, familjen tuaj dhe komunitetin që ju rrethon!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtari shqiptar jep lajmin e shumëpritur

‘Jemi shëruar nga koronavirusi, presim të dalim nga Infektivi’