MENU
klinika

"Pandemi"

Shkencëtarët: Më pak lëkundje toke gjatë izolimit

03.04.2020 - 10:00

        Njerëzimit të kohëve moderne (pra neve), papritur po i duhet të përballet përditë, me një realitet të harruar, ndoshta të lexuar nëpër libra, apo shkurt: krejt sureal… Pandemia ka mbyllur çdo portë komunukimi, veç asaj online. Ndërsa ne numërojmë ditët në izolim, planeti ynë po jep shenja të kundërta: po çlirohet nga trysnia e madhe e mendjes dhe dorës “mjeshtërore” të njeriut. /Konica.al   

Shkencëtarët që monitorojnë sipërfaqen e Tokës për lëkundjet, kanë vënë re një rënie të dukshme të aktivitetit sizmik, pasi disa qytete janë në izolim, si masë për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit. Të dhënat e Sondazhit Gjeologjik Britanik, nga sizmometrat në të gjithë Londrën, tregojnë “rënien e  nivelit të zhurmës, pas reduktimit të aktivitetit njerëzor”.

Specialistët shprehen, se ky ndryshim në nivelin e lëkundjeve është rezultat i drejtpërdrejtë i masave të qëndrimit në shtëpi dhe ndalimit të thujase çso aktiviteti, marrë nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Sizmometrat zbulojnë valët sizmike – lëkundjet – në koren e Tokës, duke matur edhe lëvizjen përreth, industrinë dhe trafikun, çfarë regjistrohen si zhurmë me frekuencë të lartë.

Tendenca të ngjashme janë vërejtur në Paris, Bruksel, Los Angeles dhe në Aukland. Nivelet më të ulëta të zhurmës sesa zakonisht, zbuluar gjatë javëve të fundit, janë të ngjashme me ato që shihen nga sizmometrat gjatë Krishtlindjes, por që zgjasin më shumë.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Plani i shkencës për njerëzimin

A mund të jetojë njeriu në Mars?