MENU
klinika

"Do takohemi sa më shpejt të jetë e mundur"

Shkodra “bombë me sahat”, Yuri Kim bisedë me Voltana Ademin

08.04.2020 - 12:38

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një bisedë përmes telefonit me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, lidhur me situatën e krijuar me koronavirusin në qytetin verior, ku siç thekson kryeministri Edi Rama është kthyer në “bombë me sahat”, për shkak të përhapjes masive të virusit.

Ambasadorja Kim shkruan në “Facebook” se e ka falënderuar kryebashkiaken për masat e marra për të mbajtur shkodranët të sigurt dhe të shëndetshëm, ndërsa shton se do të zhvillojë një takim me Ademin sa më shpejt të jetë e mundur, por për momentin duhet të rrinë të gjithë në shtëpi.

“Kënaqësi që takova (virtualisht) Voltana Ademin. Ju falenderoj që keni marrë të gjitha masat për t’i mbajtur qytetarët e Shkodrës të sigurtë & të shëndetshëm. Pres t’ju vizitoj nga afër sa më shpejt të jetë e mundur, por për momentin, të gjithë le të #rrineshtepi”, thekson ambasadorja Kim.

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese