MENU
klinika

Ngjarje e rëndë në Belsh

Shkoi për peshkim, 26 vjeçari gjendet i mbytur

11.04.2020 - 18:57

Gjendet një kufomë në liqenin e Seferanit në Bashkinë e Belshit. Kufoma u gjet pasditen e të shtunës.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se viktima është i seksit mashkull.

Paraprakisht raportohet se viktima është identifikuar si Enrik Hysa 26 vjeç, banor i lagjes “Hysaj” Belsh.

I ndjeri gjate mesdites kishte shkuar per te gjuajtur peshk me kallama në liqenin e Seferanit. Ai është dalluar në liqen rastësisht nga një kalimtar i cili ka sinjalizuar policinë.

Paraprakisht dyshohet se 26 vjeçari duhet të ketë pësuar infarkt sepse trupi i tij është gjetur fare pranë bregut të liqenit në thellësinë 1 m.