MENU
klinika

Elbasan/ Rasti i fundit një 40 vjeçare

Shkon në 12 numri i të prekurve nga COVID-19

08.04.2020 - 09:08

Elbasan ka shkuar në 12 numri i rasteve të prekur nga Koronavirusi. Sipas burimeve zyrtare pjesa dërrmuese e të prekurve janë banorë të lagjes “5 Maji” në qytetin e Elbasanit. Rasti më i fundit është i një 40 vjeçareje e cila rezulton të jetë bashkëshortja e 46 vjeçarit ,pronar i restorantit të njohur që ndodhet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit i cili prej fillim javës pasi rezultoi i infektuar me Covid 19 ,ndodhet i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi “.

Restoranti i çiftit përkatësisht 46 vjeç dhe 40 vjeçe dyshohet se mund të ketë qenë vatra nga ku është përhapur Koronavirusi në Elbasan .Kjo sipas mjekëve epidemiologë shpjegohet me faktin se rreth 90% e rasteve që rezultojnë pozitiv në Elbasan kanë qenë frekuentues të Restorantit në fjalë edhe gjatë javës së kaluar pasi ai ka qëndruar i hapur në fshehtësi të autoriteteve dhe dyshohet se është frekuentuar edhe nga gjykatës e prokurorë gjatë periudhës së vetë izolimit duke zbuluar kështu edhe anën e panjohur të një skandali me pasoja për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

kolana e librave

Gjatë fillim javës u raportua se pronari i Restorantit pranë Gjykatës së Elbasanit ishte i prekur nga Covid 19 dyshohet se ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore pasi kishte frekuentuar këtë Restorant ashtu sikurse të tjerët që kanë dalë pozitiv dhe se është dërguar me urgjencë po gjatë të hënës në spitalin “Shefqet Ndroqi ” për shkak të gjendjes së rënduar .Aktualisht gjatë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Elbasanit u janë marrë tamponët edhe 13personave të tjerë për të cilët pritet përgjigja përfundimtare .

Ndērkohë autoritetet shëndetësore kanë bërë thirrje që të gjithë ata kanë frekuentuar Restarantin e dyshuar si vatra e infektimit duhet të vetë karantinohen me patjetër dhe të informojnë Hetimin Epidemiologjik për gjendjen aktuale shëndetësore të tyre dhe familjarëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Harta zgjerohet me Vlorën che Shkodrën

COVID-19/ Bilanci rritet me 104 të infektuar


Në pranga 2 pronarët e hoteleve dhe 5 vajza!

Shkatërrohet një rrjet prostitucioni në Rrogozhinë!

Alarmi, çfarë po i rrit vdekjet te burrat nën 50-vjeç

Nga Berati në Shkodër, ja ‘qytetet me zemër më të dobët’

Infektohet pronari i një biznesi të vogël

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Librazhd

Banda e grabitësve godet sërish

As pandemia nuk i ndal vjedhjet në Elbasan!

4 “të fortët” që iu kërkon deklarimin e pasurisë

OFL-ja zbarkon në Elbasan