MENU
klinika

Vdes një tjetër person nga COVID-19

Shkon në 12 numri i viktimave në Kosovë

17.04.2020 - 11:32

Klinika Infektive në Kosovë ka njoftuar se ka humbur jetën një tjetër person i prekur nga COVID-19. Sipas njoftimit pacienti S.M. nga Komuna e Ferizajt i cili ishte infektuar me coronavirus ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi dhe kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Klinika bën të ditur se pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj.

“Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim. Me këtë rast, numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë shkon në 12.