MENU
klinika

Zbulohen 32 raste të reja

Shkon në 138 numri i viktimave nga COVID-19 në Greqi

29.04.2020 - 07:32

Rritet bilanci i të prekurve nga koronavirusi në Greqi. Ministria e Shëndetësisë greke raporton se janë zbuluar 32 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë që numri i përgjithshëm ka shkuar në 2.566, nga të cilat 55.6% janë burra.

Nga këto, 588 e rasteve (22.9%) konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 1,262 (49.2%) kanë të bëjnë me një çështje tashmë të njohur.

Mësohet se 40 pacientë janë duke u trajtuar në intubacion, ndërsa mosha mesatare e tyre është 67 vjeç. Po ashtu mësohet se nga këto, 12 (30%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 87.5% kanë një sëmundje themelore ose janë mbi 70 vjeç.

Ministria njoftoi gjithashtu dy vdekje të tjera, duke e çuar në 138 numrin e tyre. Nga këto, 36 (26.1%) ishin gra dhe pjesa tjetër ishin burra, ndërsa mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën ka qenë 74 vjeç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Parandalimi mbi përhapjen

Covid-19/ Greqia kufizon lëvizjet