MENU
klinika

2114 të infektuar

Shkon në 98 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Greqi

13.04.2020 - 08:39

Ka shkuar në 98 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, teksa autoritetet vendase raportuan dhe për dy raste vdekjeje të tjera të fundit.

Ndërsa, numri i të infektuarve me Covid-19, në shtetin grek, deri tani është 2114 persona.

Kurse, në mbarë globin, deri tani janë shënuar 114 290 të vdekur nga koronavirusi.

Të prekur nga virusi vdekjeprurës në mbarë globin deri tani janë 1 854 043 njerëz.