MENU
klinika

Kërkon të zbulojë ilaçin për Covid-19

“Shqiptari më i urryer në botë” kërkon lirimin nga burgu

08.04.2020 - 08:22

Ish drejtuesi ekzekutiv i një kompanie farmaceutike i dënuar për zhvatje, Martin Shkreli, kërkon që të lirohet nga burgu që të mund të ndihmojë në uftën ndaj COVID-19.

Ai u kthye në një nga njerëzit më të përçmuar në SHBA, dhe në shqiptarin më të urryer në botë, pasi në vitin 2018, rriti shumëfish çmimin e një ilaçi mjaft të kërkuar.

37 vjeçari në Brooklyn nga prindërit emigrantë me origjinë shqiptare u dënua pasi u akuzua për vjedhjen e 11 milionë dollarë aksione të kompanisë së tij si dhe për shitjen e një ilaçi të quajtur Daraprim nga 13.50 dollarë një pilul në 750 dollarë. Ai në fakt duhet të lirohet nga burgu në 2023.

Kërkesa e tij e lirimit e përbërë nga 11 faqe është publikuar nga “Prospero Pharma,” një kompani që Shkreli bashkëthemeloi në 2015.

Kjo kompani ishte objekt hetimi në 2019 pasi u akuzua se kishte krijuar pikërisht me qëllim që të mundte kompaninë “Retrophin” nga e cila Shkreli ishte shkarkuar.

Në dokument ai thotë se nuk do që të lirohet për përfitime personale por se ai ka qenë një sipërmarrës i dy kompanive farmaceutike dhe mund të ofrojë një pasqyrë të vlefshme për zhvillimin e një trajtimi kundër koronavirusit.

Shkreli shkruan se do të asistojë në një grup kërkimor për ilaçin kundër COVID-19 për një periudhë 3 mujore dhe se lirimi i tij pas periudhës së COVID nuk është zgjidhje.