MENU
klinika

E ëma e modeles konfirmon lajmin

Shtatzënë edhe në sfilata! Gigi Hadid e fshehu për 5 muaj

30.04.2020 - 13:17

Lajmi që ka çmendur rrjetin këto ditë është që Gigi Hadid dhe Zayn Malik do të bëhen për herë të parë prindër të një vajze.

Modelja 25 vjeçare është 20 javëshe shtatzënë dhe pritet që të sjellë në jetë vajzën e saj në muajin shtator.

Gigi dhe Zayn janë rikthyer bashkë në muajin dhjetor periudhë kur supermodelja ngeli edhe shtatzënë.

Por fakti që ngeli shtatzënë, nuk e ka ndaluar modelen që të vazhdojë karrierën e saj në modeling dhe ka qenë si gjithmonë shumë prezente në sfilatat e modës.

“The Sun” shkruan se në muajt e parë të shtatzënisë, Gigi ka veshur rroba të ngushta që i ekspozonin trupi, por më pas është shfaqur në pasarelë me veshje të tjera të gjera, në mënyrë që t’i mbulonin barkun e rrumbullakosur.

Në koleksionin “Pranverë-Verë 2020” të Jean-Paul Gaultier në janar Gigi Hadid u shfaq me një veshje marinari duke ekspozuar barkun dhe e vërteta është nuk modelja nuk duket që është shtatzënë.

Ndërsa në muajin shkurt në sfilatën e Marc Jacobs, Gigi shfaqet me një veshje të gjerë, ku nuk i duket barku.

Edhe në muajin mars gjatë prezantimit të koleksionit të markës “Miu Miu”, Gigi është shfaqur me një fustan të gjerë ngjyrë të bardhë. Modelja aty ishte 3 muajshe shtatzënë.

 

Tendenca e veshjeve të gjëra vihet re edhe tek sfilata e “Moschino”, ku sërish Gigi shfaqet me një fustan të gjërë me lule.

Ndërkohë edhe gjatë përditshmërisë Gigi është fotografuar me veshje që nuk mund ta dallonim dot barkun e saj.

Lajmi që Gigi Hadid do të bëhet nënë është pritur shumë mirë nga e ëma e saj, Yolanda e cila në një intervistë u shpreh super e lumtur dhe tregoi se mezi po pret të bëhet gjyshe.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain

Aktorja zbulon se ku e mori propozimin për martesë

Rrëfimi i rrallë i Olta Gixharit për njohjen me partnerin