MENU
klinika

Nuk nis më 14 qershor

Shtyhet përsëri starti i sezonit të Formula 1

08.04.2020 - 16:38

Ishte vënë në dyshim dhe tashmë ka ardhur lajmërimi zyrtar nga organizatorët. Ashtu sikurse pritej, edhe gara e Kanadasë në Formula 1 është shtyrë për shkak të Koronavirus. Për pasojë, botërori 2020 i automobilizimit nuk do të nisë as më 14 qershor dhe e ardhmja e këtij sezoni është ende një enigmë.

Chase Carey, presidenti i Formula 1, tha: “Ky vendim u mor në unanimitet, për të mirë të të gjithëve. Do të rikthehemi të garojmë në Kanada në fund të këtij viti”.

Pra, nuk bëhet fjalë për një anulim, por për një shtyrje të garës së Kanadasë në një moment tjetër. Tashmë shpresat janë që botërori 2020 i Formula 1 të nisë më 28 qershor, në pistën e Le Castellet, në Francë. Gara e Kanadasë është e 9-ta që është shtyrë apo anuluar deri më tani në Formula 1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN