MENU
klinika

"E diela e luleve"

Si erdhi mes njerëzve NJË mbret?

05.04.2020 - 16:13

E Diela e luleve, që shënon fillimin e javës së Shenjtë, kremton hyrjen e Jezuit si mbret në Jeruzalem./Konica.al               

Simbolet dhe kuptimi i kësaj dite:

Dita e sotme përkon me të Dielën e luleve, larit ose palmave. E njohur si “E diela e mundimeve të Krishtit”, dita shënon fillimin e javës së Shenjtë, por jo përfundimin e Kreshmës, që përmbyllet me të Enjten e Shenjtë.

 E Diela e luleve

Ashtu sikurse lexojmë në Ungjillin e Gjonit, dita kremton ardhjen  e Jezusit në Jeruzalem. “Të nesërmen, turma e madhe që kishte ardhur për festën, kur dëgjoi se Jezusi po vinte në Jeruzalem, mori degë palmash dhe doli për ta takuar duke brohoritur: “Hosana! I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit, mbretit të Izraelit!”. Jezusi, pasi gjeti një gomar, u ngjit mbi të, siç është shkruar: “Mos ki frikë, bijë e Sionit! Ja shiko, mbreti juaj po vjen, i ulur në një kërriç gomari”.

 

Jezusi dhe gomari

E Diela e luleve na sjell ndër mend Jezusin që hyri në qytetin e shenjtë të Jeruzalemit, mbi gomar, i mirëpritur nga një turmë e ekzaltuar, që tundte degët e ullirit. Në ato kohëra, kafshët e denja për mbretin ishin vetëm kuajt, që përjashtoheshin nga garat e hipizmit dhe nga punët e fushës. Përkundrazi, Jezusi hyri në Jeruzalem në kurrizin e një gomari. Kjo, sepse, siç na thotë profeti Zekerija, Jezusi është mbret i një tjetër lloji. Ai nuk futet në qytet me armë apo simbole pushteti, por zgjedh kafshën më të përulur dhe të dobishme. Për më tepër, gomari, mund të përfaqësojë edhe elementin instinktiv dhe tokësor të njeriut, të cilin Jezusi – Zoti – e drejton drejt shpëtimit./Konica.al

Kuptimi i palmave ose luleve

Një tjetër element simbolik i të Dielës së Mundimeve të Krishtit, përfaqësohet nga palmat. Palma ka një element të fort simbolik, pasi ajo përfaqëson bimën që rinovohet çdo vit me një gjethe, por gjithashtu sjell në imazhin profetik të krijimit të një ure midis malit dhe qytetit, midis Zotit dhe njeriut. Deri në shekullin e katërt, një traditë lokale në Jeruzalem, tregonte fizikisht palmën nga e cila ishin shkëputur degët fëmijët që kishin lavdëruar Jezusin. Në Perëndim, ku palmat nuk rriten, ato është zëvendësuar nga degët e ullirit, simboli i paqes dhe vetë Jezusit.

Data e të Dielës së Palmave

Ashtu si edhe Pashkët, “E diela e luleve” gjithashtu, ndryshon çdo vit. Për ata që ndjekin kalendarin gregorian, kjo ditë kremtohet midis 22 marsit dhe 25 prillit. /Konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit