MENU
klinika

Bilanci i fundit nga Kosova

Si paraqitet gjendja e pacientëve me COVID-19?

01.04.2020 - 09:28

Të tjera të dhëna dalin në dritë nga gjendja e pacientëve të prekur nga COVID-19, në Kosovë. Mësohet se aktualisht të shtruar në Klinikën Infektive janë 56 pacientë. Mjekja infeksioniste Sadie Namani, ka bërë me dije se ka njoftuar se 10 persona janë në pritje të rezultateve të analizave.

QKUK-ja ka publikuar këtë raport të Namanit, duke njoftuar se gjendja e pacienteve të sëmurë me Covid -19, për disa është se qëndrueshme, ndërkohë që disa të tjerë janë më rëndë.

kolana e librave

“Nga 43 raste të sëmurë me Covid- 19, 36 të sëmurë janë në gjendje stabile, ndërsa 6 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Një paciente ndodhet në kujdesin intensiv të klinikës dhe ka përkeqësim të gjendjes, është në ventilim mekanik. Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, të testuar pozitive me Covid -19 vazhdojnë të jenë 3 infermiere në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave dy janë duke u trajtuar në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi”, përfundon raporti.