MENU
klinika

HouseParty

Si ta përdorni aplikacionin më argëtues në kohërat e koronavirusit

06.04.2020 - 17:33

U pëlqen shumë të rinjve, është aplikacioni i momentit, sidomos tani në kohën e koronavirusit dhe izolimit të detyruar. Ju takoheni me miqtë tuaj, maksimumi 8, dhe mund të shkoni nga një dhomë në tjetrën.

Bum shkarkimesh në muajt e fundit. Ndërkohë që prindërit përdorin platforma të ndryshme si Skype, Zoom apo Hangout për takime online apo biseda me të afërmit në kohën e koronavirusit, më të rinjtë (nën 25 vjeç) i gjen në HouseParty. I lançuar në maj të vitit 2016, HouseParty është një aplikacion në live streaming që ju jep mundësinë për takime në grup online.

Pak kohë pas lançimit numëronte pak më shumë se 1 milion shkarkime nga App Store. Rritja ka vijuar konstante, kurse në javët e fundit, për shkak të qëndrimit në shtëpi për të shmangur përhapjen e koronavirusit, po sheh një moment tjetër kulmor. Për të krijuar një ide, në fillim të vitit 2019 është shkarkuar rreth 25 milionë herë në sistemin operativ iOS dhe Android, në 40 për qind të rasteve jashtë SHBA (të dhëna nga Sensor Tower).

Si funksionon HouseParty

Aplikacioni mund të shkarkohet në iOS, Android dhe MacOS, dhe si shtrirje, tani edhe në Chrome dhe është një live chat në grup. Ju regjistroheni, edhe me numrin e telefonit, ftoni miqtë dhe më pas, përdorimi është shumë i thjeshtë dhe i menjëhershëm: krijoni një “room” (dhomë) dhe aty mund të ftoni deri në 8 miq. Cilësia e videos është shumë e lartë, ju mund të shkëmbeni edhe emoticon, ose vetëm të flisni (në chat) dhe t’i bashkoheni në çdo moment dhomës së miqve tuaj.

Pse është kaq popullor në mesin e të rinjve

kolana e librave

Ndërfaqja shumë e thjeshtë dhe intuitive, cilësia e videos dhe thjeshtësia në përdorim (ashtu si kalimi nga një dhomë në tjetrën për shembull) janë ndër arsyet kryesore që qëndrojnë në bazë të suksesit të HouseParty. Krahasuar me aplikacionet e tjera të këtij lloji, ajo që tërheq më shumë të rinjtë është fakti që nuk bëhet fjalë thjesht për të thirrur drejtpërdrejt një kontakt, por ju keni mundësinë të zgjidhni të hyni në dhomën e një miku drejtpërdrejt (edhe pa qenë të ftuar, që të kuptohemi drejt…). “Mendoj se HouseParty po tërheq më shumë të rinj pikërisht për karakteristikat që ka. Në javët e fundit shihet  një rritje dhe të numrit të livestream në Instagram” komenton Davide Dal Maso, social media coach.

Hapësirë virtuale edhe për “gaming”

Në fillim të vitit të kaluar, HouseParty u ble nga Epic Games, e cila ka krijuar videolojën Fortnite, për një shifër e cila nuk është bërë publike. Prej pak kohësh, aplikacioni i kish kushtuar hapësirë gaming onine, me funksione si party game, me mundësinë për të ndarë ekranin dhe lojërat e integruara. Të luash në Fortnite dhe të flasësh ndërkohë me miq të tjerë lojtarë, është bërë e mundur. Ky ka qenë një ndër funksionet parësore të aplikacionit në vitin e fundit, deri sa u përhap koronavirus dhe për pasojë, qëndrimi i detyruar në shtëpi. Brenda videochat mund të bëni edhe lojëra të vogla, disa falas, të tjera me pagesë.

Prindërit duhet ta mbajnë nën kontroll

Duke qenë se bëhet fjalë për një aplikacion që përdoret për momentin nga të rinjtë është i nevojshëm pak kontroll më shumë. “Nëse chat room lihet hapur, kushdo mund të shtohet. Është e këshillueshme një chat room ku të aplikohen funksionet e privatësisë, në rastin e fëmijëve dhe të rinjve” – këshillon Gregorio Ceccone, pjesëtar i Lëvizjes jofitimprurëse Etiko-Dixhitale. Bëni kujdes me videot dhe ato çka ndani me të tjerët, si për të gjitha komunikimet virtuale, pasi tek aplikacioni HouseParty, kronologjia e bisedave nuk ruhet, ndaj nuk ekziston mundësia e një “kontrolli” në një moment të dytë siç ndodh në rastin e Whatsapp për shembull.

Burimi: Il Sole 24 Ore