MENU
klinika

Dy këshilla praktike

Si të shmangni ngrënien e tepërt dhe konstante kur punoni nga shtëpia!

07.04.2020 - 12:01

Ka arsye fiziologjike për t’u kthyer tek ushqimi kur bota është kthyer përmbys. Trupi ka tendencë të dëshirojë ushqime me kalori të lartë dhe me sheqer të lartë gjatë kohërave stresuese, pasi këto ushqime ofrojnë energji afatshkurtra. Stresi çon në nivele të ngritura të kortizolit, të cilat mund të rritin oreksin. Dhe ushqimet me sheqer gjenerojnë dopaminë, neurotransmetuesin e lidhur me motivimin dhe shpërblimin. Ashtu si sjelljet e tjera të çrregullta, edhe ngrënia impulsive “mund të aktivizojë qendrën e kënaqësisë së trurit tuaj, por gjithashtu mund t’ju largojë psikologjikisht nga emocioni negativ që po ndjeni në atë kohë”.

Kërkimi i kënaqësisë përmes ushqimit është një strategji e zakonshme. Nga të rriturit e anketuar nga Shoqata Psikologjike Amerikane në vitin 2013, 38% raportuan se kishin mbi ngrënë ose kishin ngrënë ushqime jo të shëndetshme në muajin e kaluar për shkak të stresit. Jim Quick, një profesor menaxhimi në Universitetin e Teksasit në Arlington, thotë se (së bashku me konfliktin e menaxhuar keq) faktorët kryesorë në stresin në punë janë pasiguria dhe mungesa e kontrollit, dy gjëra që tani janë në furnizim të lartë.

Kështu, ngrënia nganjëherë emocionale është “I vetmi mjet përballues që kemi në çantën tonë, sidomos gjatë kohërave si tani”, thotë Katherine Kimber, një dietologe e regjistruar dhe zëdhënëse e Shoqatës Britanike Dietike. Ja cilat janë dy pikat kyçe për të pasur parasysh kur jeni të mbyllur në shtëpi:

Lidhuni dhe komunikoni me familjen e miqtë

Është e rëndësishme të ruani marrëdhëniet me ata që kishit edhe para periudhës së karantinës, duke ruajtur kështu sadopak ritualet e përditshëmrisë suaj dhe duke reduktuar stresin e pa shpjeguar që ju kaplon gjatë ditës. Flisni me miqtë e familjarët për tema të ndryshme përfshirë këtu edhe ushqimin, receta të ndryshme apo ide mbi çfarë të gatuani gjatë ditës duke i dhënë kështu rëndësi vakteve dhe jo ushqimit të pa justifikuar apo dëshirës impulsive për ushqim.

Menaxhoni nxitësit tuaj

Dëshira e çrregullt për udhqim ju vjen në momente stresi, ankthi ose vështirësish gjatë punës nga shtëpia ose për arsye të ndryshme që kanë lidhje më ndryshimin e ritualeve ditore që kishit para se të ndodhte situata e masave kufizuese. Është e këshillueshme që të dalloni nxitësit që ju çojnë drejt ushqimit që në momentin e parë që ato dalin në sipërfaqe, duke folur me ata që jetojnë me ju ose në telefon dhe rrjete sociale me miqtë e familjarët. Mundohuni të fokusoheni në vende që ju qetësojnë, njerëz që ju dihmojnë të ktheheni sërish pozitiv dhe veprime që ju ndihmojnë të shplodheni nga mbingarkesa emocionale ose nervore. Kështu do të mund të evitoni konsumin e tepërt të ushqimit si ilaç kundra stresit dhe ta shihni atë më shumë si një kënaqësi fizike dhe shpirtërore që ju bën mirë.

Ruani një ekuilibër ditor dhe regjim të shëndetshëm jetese edhe pse jeni mbyllur në shtëpi, qoftë duke bërë aktivitet fizik në kushte shtëpie por edhe duke respektuar orare fikse zgjimi dhe gjumi për të ruajtur më pas dhe një skemë ushqimore fikse dhe të shëndetshme./. (BBC)