MENU
klinika

"Nëse në fund të 2 javëve do kemi 1 mijë pozitivë…"

Skënder Brataj: Ja pse s’kemi pasur më shumë se 30 të infektuar…

23.04.2020 - 18:31

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, vlerësoi masat e marra kundër përhapjes së koronavirusit, duke thënë se janë pikërisht këto masa që kanë bërë që kurba të mos kalojë mbi 30 të infektuar në ditë.

Në një komunikim live në “Facebook”, Brataj tha se lehtësimi i masave po bëhet me provë, dhe nëse pas dy javëve do të ketë përmirësim të situatës, do i hapet rrugë fazës tjetër të lehtësimit, në të kundërt do të ketë sërish shtrëngim.

“Kjo kurba cdo ditë nuk po e kalon të 30, që tregon se masat e marra po funksionojnë. Problemi është te lirimi i këtyre masave, se njerëzit janë ngujuar. Kur do mbarojë nuk e llogarisim dot, por ne llogarisim numrin e të infektuarve. Numrat na e rrisin pak kurbën një ditë, pas bie sërish. Kjo tregon se po kontrollohet sëmundja. Lirimi i masave do të thotë se do dalin më shumë njerëz, do shtohen bizneset, të gjitha këto janë në provë, zakonisht dy javë, pasi edhe virusi do 14 ditë të shfaqet maksimumi.

Në fund të dy javëve do të thotë shifrat. Nëse do të kemi 1 mijë të infektuar, atëherë nuk ka funksionuar liria. Nëse në fund të dy javëve rezulton se e kemi kontrolluar situatën, atëherë më të kalojmë në hapjen tjetër të hapjes së jetës. Një gjë tjetër shumë e rëndësishme është edhe frika e lëvizjes nga një qytet në tjetrin. Nëse do vazhdohet kështu, shumë shpejt do të kemi reduktim të masave”, deklaroi Skënder Brataj, i cili arriti të mposhtë koronavirusin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nëse në fund të 2 javëve do kemi 1 mijë pozitivë…"

Skënder Brataj: Ja pse s’kemi pasur më shumë se 30 të infektuar…

Zhvillimet më të fundit minutë pas minute

Tërmeti katastrofik/ Thellohet bilanci i tragjedisë, 47 viktima