MENU
klinika

Stërvitje në Kore

Son nuk i shpëton shërbimit ushtarak

02.04.2020 - 15:46

Një muaj stërvitje ushtarake në një kamp detar. Kjo është ajo që sulmuesi i Tottenhamit, Son Heung-min, i cili u kthye në Korenë e Jugut për të përmbushur detyrimin ushtarak sipas ligjeve në fuqi të vendit aziatik. Son përfitoi pas ndalesës së Premier League të paktën deri më 30 prill.

Sulmuesi i Spurs-ave e anashkaloi detyrimin ushtarak në vitin 2018 pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Aziatike, por tani ai nuk mund të shpëtojë nga ligji i Koresë së Jugut. Nga data 20 prill ai do të stërvit në një bazë në ishullin Jeju.

Në Korenë e Jugut, të gjithë burrat janë të detyruar që për një periudhë prej të paktën 18 muajsh të kryejnë shërbimin ushtarak. Por sportistët që fitojnë një medalje ari në Lojërat Aziatike ose një medalje të çdo lloji në Lojërat Olimpike mund ta zëvendësojnë atë me trajnim dhe shërbim bazë për komunitetin në një kohë më të shkurtër.

Son kaloi rikuperimin nga një dëmtim, por duke përfituar nga ndërprerja e futbollit në Angli, ai do të shkojë të përmbushë detyrimin ndaj vendit të tij. Ai pritet të rikthehet në sezonin e ri te Tottenham.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN