MENU
klinika

Portieri shqiptar pjesë e Lazios

Strakosha rinovon deri më 2025-n, ja sa përfiton

10.04.2020 - 14:55

Thomas Strakosha rinovon deri në vitin 2025 me klubin e Lazios. Flitej prej ditësh se akordi ishte arritur, por tashmë vetë klubi bardhekaltër e ka bërë të ditur në kanalin e vet. Potieri shqiptar i ka bindur të gjithë dhe tashmë mund të thuhet pa hezitim se se është një nga më të mirët e Serisë A.

Ai është shndërruar në një siguri për Lazion dhe prandaj tashmë edhe klubi ka rinovuar për 5 vjet të tjera. Bisedimet për rinovimin e kontratës kishin nisur prej kohësh, por konfirmimi erdhi ditën e sotme. Kontrata aktuale e Strakoshës përfundonte në vitin 2022 dhe përfitonte rreth 1.2 milionë euro në sezon.

Pas pretendimeve të gardianit, drejtori sportiv Igli Tare dhe presidenti Claudio Lotito kanë vendosur ta plotësojnë dëshirën e Strakoshës dhe t’i rrisin përfitimet e portierit. Strakosha tani do të përfitojë 2 milionë euro neto në sezon. Kjo shifër mund të tejkalohet me bonuset që pritet të përfshihen në kontratë.

Lëvizja e shpejtë e Lazios vjen pasi disa klube gjigante të Europës kanë hedhur kanditaturën për të blerë portierin e kombëtares kuqezi, ku Everton dhe Tottenham i kanë vënë syrin gardianit të Kombëtares shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Portieri shqiptar në merkato

Dy klube gjigante angleze duan Strakoshën

Inter bleu Lukakun për 75 mln euro

Igli Tare e ndërtoi këtë Lazio me 57 mln euro