MENU
klinika

Bashkëjetesa me koronavirusin

“Suedia, shembull për t’u ndjekur për fazën 2”

30.04.2020 - 08:36

Suedia po, Suedia jo. Të gjithë po flasin për vendin nordik dhe masat e saj të buta të bllokimit dhe izolimit. Organizata Shëndetësore Botërore, nga ana tjetër, nuk ka dyshime.

Kreu i Programit të Emergjencave të Urgjencës, Mike Ryan tha se “Njerëzit mendojnë se Suedia nuk ka bërë asgjë, por në fakt Suedia ka zbatuar masa shumë të forta dhe ka shkuar drejtpërdrejt në fazën e bashkëjetesës me koronavirusin, pra në “fazën 2” në të cilën e gjithë bota po përgatitet të futet.

Nëse prej pandemisë do na duhet të jetojmë në një mënyrë të re, Suedia mund të jetë shembulli për tu ndjekur. Modeli i tyre është një strategji e fortë kontrolli dhe një besim dhe bashkëpunim i fortë i komunitetit te qeveria.

Ndërsa shumica e Evropës vendosi kufizime të mëdha në jetën publike për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Suedia u dallua për të kundërtën.

Ajo nuk hyri në bllokim dhe nuk imponoi politika të rrepta për distancim social. Përkundrazi, mobilizoi popullsinë, duke u bazuar tek besimi që ka tek qytetarët e saj. Këshilloi të moshuarit të shmangin kontaktin shoqëror dhe rekomandoi që njerëzit të punojnë nga shtëpia, të lajnë duart rregullisht dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme. Gjithashtu shkollat ​​për fëmijët nën-16 vjeç mbeten të hapura, ashtu si dhe shumë biznese, përfshirë restorante dhe bare.

Arkitekti i strategjisë, Anders Tegnell, një epidemiolog në Agjencinë e Shëndetit Publik të Suedisë, tha se kjo që po ndodh është e mbivlerësuar. “Kjo- tha ai- nuk është një sëmundje që mund të ndalet ose zhduket, të paktën deri sa të prodhohet një vaksinë dhe se “Mbyllja e kufijve është qesharake, sepse COVID-19 është në çdo vend europian tani”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk dëgjoi të mbyllet për të luftuar Covid-19

CNN: Suedia, ana e errët e “deles së zezë rebele”


"Më futën një dru, më shtrembëruan nofullën"

I liruari me amnisti zbulon prapaskenat se si janë kushtet në burg

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

Ja çfarë shkruan revista amerikane!

Planet e dhëndrit të Trump për Deltën e Vjosës

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!