MENU
klinika

"Receta e mamit"

Supë me karota dhe xhinxher, super e mirë për imunitetin tuaj!

10.04.2020 - 17:12
 Koha e përgatitjes: 10 minuta 
Koha e gatimit: 35 minuta
Receta per: 4 persona

Supë kremoze që bëhet shpejt dhe thjeshtë. Shumë e rekomandueshme për të rritur imunitetin tuaj!

INGREDIENTËT

  • 7 karota të qëruara
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper për shije
  • 1 qepë mesatare e prerë imët
  • 1 lugë gjelle xhinxher pluhur
  • 4 gota me lëng perimesh
  • 1 gotë me qumësht kokosi
  • Kubik buke të thekur për servirje

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius. Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine.
  2. Vendosni në të karotat e qëruara. I shtoni sipër pak kripë, piper dhe 1 lugë vaj ulliri. I përzieni mirë dhe i lini në furrë të paktën 30 minuta.
  3. Ndërkohë në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepën për 5-7 minuta.
  4. Shtoni hudhrat, xhinxherin dhe i përzieni për 30 sekonda.
  5. Shtoni lëngun e perimeve dhe më pas karotat e nxjerra nga furra.
  6. Sipër i kaloni blenderin e dorës për ta bërë kremoze.
  7. Sapo supa të marrë një valë i shtoni qumështin dhe e hiqni nga zjarri.
  8. Kontrollojeni shijen për kripë ose piper. Shërbejeni supën e ngrohtë me pak bukë të thekur sipër. Ju bëftë mirë!