MENU
klinika

"Receta e mamit"

Supë pule me orzo. Pjatë e freskët dhe super e shijshme!

09.04.2020 - 19:17

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 30 minuta

Receta per: 8 persona

Një pjatë me këtë supë kush nuk e donte!

INGREDIENTËT

  • 1 gjoks pule
  • 1 qepë e prerë imët
  • 2 degë selino
  • 2 karota
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 6 gota me lëng pule
  • 2 thelpi hudhra të grimcuara
  • Kripë, piper të zi për shije
  • ¾ filxhan me orzo (tip paste)
  • ½ filxhan me lëng limoni
  • 1 lugë gjelle borzilok i freskët
  • ½ lugë kafe xhinxher i freskët pluhur
  • 2 lugë gjelle miell misri+1 lugë ujë për ta përzierë

UDHËZIMET

  1. Lani mirë perimet dhe i prisni në copa të vogla.
  2. I shtoni në një tenxhere ku keni skuqur më parë hudhrat me pak vaj.
  3. Shtoni lëngun e pulës, kripën, xhinxherin, dhe pak piper.
  4. I vini kapakun dhe i lini të gatuhen për 15 minuta në zjarr mesatar.
  5. Tani shtoni gjoksin e pulës që e keni prerë imët dhe e lini sërish çerek ore.
  6. Pas 15 minutash shtoni orzon dhe borzilokun. I përzieni dhe i lini edhe 10 minuta të tjera në zjarr.
  7. Në këtë pikë mund t’i shtoni miellin e misrit dhe lëngun e limonit.
  8. Pas 5 minutash supa është gati për t’u shërbyer. Ju bëftë mirë!