MENU
klinika

Nga java tjetër në Kaliforni

Teknologjia e re do të mundësojë ripërdorimin e maskave N95

09.04.2020 - 08:04

Kalifornia do të përdor teknologjinë e re nga ndërmarrja Battelle që lejon sterilizimin dhe ripërdorimin e maskave N95 qysh këtë javë, njoftoi sot Mark Ghilarducci, në Zyrën e Guvernatorit të Kalifornisë për Shërbime Emergjente.

“Është një teknologji që mundëson që një maskë të përdorur N95 t’i bëhet procesi i sterilizimit dhe pastrami, gjë që i bën ato përsëri të reja”, u tha Ghilarducci gazetarëve, raporton CNN.

“Dhe kjo është teknologji e re që është aprovuar nga FDA, dhe CDC, do të jetë në dispozicion në Kaliforni, brenda javës tjetër”, shtoi tutje ai.

CNN intervistoi drejtorin e kompanisë Battelle, Leëis Von Thaer, i cili tha se duke përdorur peroksid hidrogjeni në formë të avulluar, “ne vërtetuam se mund të përdorim përsëri këto maska”.