18.04.2020 - 08:45
Disa lëkundje tërmeti janë regjistruar pas mesnatës së kaluar në Elbasan. Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.5 të shkallës rihter, ndërsa e kishin epiqendrën 5 km në Verilindje të Peqinit dhe 29 km në Jug të kryeqytetit.
Tërmeti është ndjerë në disa qytete si Elbasan, Tiranë, Lushnje dhe Berat.
Lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda dhe kanë shkaktuar frikë te qytetarët, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ja epiqendrat
3 tërmete shkundin Shqipërinë
Nxënësit në protestë
300 nxënës në Elbasan në protestë, shkolla 2 vite e mbyllur
Magnituda 3.3 Rihter