MENU
klinika

“Do të stërvis falas shqiptarët”

Trajneri italian i tenisit, mesazh për Shqipërinë

01.04.2020 - 11:54

Riccardo Piatti, një nga trajnerët më të njohur të tenisit në botë, ka gjetur mënyrën më të veçantë për të falënderuar kontributin e shqiptarëve për të luftuar koronavirusin në vendin e tij. Nëpërmjet një letre të dërguar “La Gazzetta Dello Sport”, ai ka bërë të qartë se është gati të stërvitë talentet shqiptare në akademinë e tij.

“Edhe unë, si shumë të tjerë, kam dëgjuar me vëmendje fjalimin e kryeministit shqiptar Edi Rama. Fjalë të rëndësishme, të mbushura me kuptim e sinqeritet, të mbushura me mirënjohje, një ndjenjë gjithnjë e më e rrallë në botë.

Ndaj për këtë arsye mendova se sapo e gjithë kjo të situatë, kjo pandemi të përfundojë dhe tenisi të mund të rifillojë më në fund, do të më pëlqente që të kontaktoja Federatën shqiptare  dhe të ftoja ndonjë të ri të stërvitej te ne. Do të më pëlqente, që me aq sa kam mundësi, të këmbej mbështetjen që na ka ofruar populli shqiptar”, – theksoi trajneri italian i tenisit, që mes të tjerëve ka drejtuar Novak Djokovic dhe Maria Sharapova.

“Shqipëria u kujtua për ne kur kemi pasur popullin në vështirësi dhe kjo më la mbresa, pasi ne italianët vlerësohemi gjithmonë më pak nga sa vlejmë. Në këtë moment, për të gjithë ne, është e rëndësishme që të rigjejmë vlerën e vëllazërisë, të mirënjohjes. Edhe në sport.

Pikërisht për pasionin që më jep shtysë, kam menduar të ndihmoj ndonjë tenist të ri shqiptar në akademinë time pasi kjo është ajo që di dhe që mund të bëj”, – shkruante ai në këtë letër të hapur, një mënyrë shumë domethënëse për të falënderuar Shqipërinë që dërgoi mjekë dhe infermierë në Itali në mes të kësaj krize globale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i i ish-trajnerit të Kombëtares

Gianni De Biasi: Faleminderit Shqipëri!